Liderja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviq ka deklaruar në një intervistë për portalin serb Nova.rs se presidenti serb Aleksandar Vuçiq me qëllim po i pengon hetimet në rastin Oliver Ivanoviq, në mënyrë që t’i mbrojë personat të cilët janë besnikë ndaj tij.

Situata aktuale në Kosovë është e përshtatshme vetëm për liderët rajonalë të korruptuar të cilët janë të ndërvarur dhe të ndërlidhur thellësisht, dhe mbi të gjitha mendoj për Vuciqin dhe Thaçin. Thaçi është përgjegjës për destabilizimin në mënyrë që të ruajë edhe më shumë rëndësinë e tij politike dhe të shmangë, ose të paktën të shtyjë përgjegjësinë e tij para gjykatës speciale në Hagë, ndërsa nga ana tjetër, është normale që Vuçiq të mbështesë opsionin me të cilin ai ka lidhje jo transparente dhe fitimprurëse, e kjo është “Koalicioni i luftës” me të cilin ai bashkëpunon në mënyrë të drejtpërdrejt dhe koordinon veprimet përmes Listës Serbe, ka thënë Trajkovic.

Ajo thekson se shkarkimi i Albin Kurtit me siguri do të çojë në destabilizim rajonal, por gjithashtu  edhe do të tërheq njerëzit në rrugë, madje edhe në mes të pandemisë së koronavirusit. Ajo beson se me siguri është më për serbët që Kurtin të mbetet në fuqi sepse zgjedhja dhe shpresa e tij ishte që më në fund të fillohet me eliminimin e krimit rajonal që po helmon rutinën e përditshme. Ajo pretendon se presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuciq dhe Hashim Thaçi, kishin marrëveshje për shkëmbimin e territoreve dhe se ky ishte një “sekret publik”.

Një vit më parë ju thatë që autoritetet dhe tabloidet e shtetit ju kanë futur në listën e pushkatimeve, ku gjendeni tani?

Fushata e tmerrshme e cila u zbatua kundër meje është një “standard” i vjetër, i ngjashëm me ndjekjen e cila u bë kundër të ndjerit Oliver Ivanoviq. Së pari, dehumanizimi agresiv i personalitetit tim u bë përmes titujve të tmerrshëm në tabloidet e regjimit, dhe – në rastin tim – edhe në konferencat për shtyp të vetë presidentit dhe nëpër llogaritë në Tëitter të vartësve të tij shterërorë. Pastaj isha në shënjestër shumë të hapur, kjo është arsyeja pse jam nën mbrojtjen e policisë. Megjithëse, më duhet të pranoj se koha e koronavirusit më ka lehtësuar pak ndjenjën time të izolimit, sepse tani ne jemi të gjithë “bashkëvuajtës” nën arrest shtëpiak.

A mendoni ende se Vuçiq pengon hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit?

Kjo është plotësisht e qartë. Për sa kohë që Milan Radoiçiq gëzon mbrojtjen e tij dhe përderisa presidenti e konsideron atë të paarritshëm për gjyqësorin e Kosovës, Vuçiq pengon hetimin. Nëse Vuçiq dëshiron të shfajësojë veten nga përgjegjësia për pengimin, ai duhet t’i dorëzojë Radoiçiqin në gjyqësorin e Kosovës dhe t’i lejojë atij të provojë pafajësinë e tij në gjykatë.