Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar nga kryekuvendarja, Vjosa Osmani e kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e të pagjeturve në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Kurti me këtë rast tha se nuk do të ketë as harresë e as amnisti për kriminelët që i kanë kryer këto krime në Kosovë gjatë luftës së fundit.
“Bashkë me kryetaren e kuvendit Vjosa Osmanin ishim në Meje të Gjakovës që është vendi i masakrës më të madhe së luftës së fundit në Kosovë ku janë vrarë 367 shqiptarë nga policia Serbe dhe policia Jugosllave”.
“Përgjatë procesit të Tribunalit të Hagës janë identifikuar saktësisht 17 kriminel serb për masakrën e Mejes mirëpo asnjëri prej tyre nuk është gjykuar e dënuar”.
“Për shkak të kësaj masakre edhe 27 prilli është Dita Kombëtare e të Pagjeturve dhe ne erdhëm të bëjmë nderim edhe këtu, në përkujtim të të gjithë atyre të cilët u vranë u varrosën plagët ngelen të hapura ato kullojnë për familjarët por edhe për gjithë shoqërinë tonë dhe nuk duhet të ketë as harresë për të pagjeturit dhe as amnisti për kriminelët”.
Kurti është pyetur për zhvillimet politike, por ka thënë se nuk është vendi të flas për ping-pongun politik.Ai ka thënë se po bëjnë nderime për të gjithë të vrarët në Kosovë.
“Plagët ngelen të hapura, ato kullojnë për familjarët dhe të gjithë shoqërinë tonë dhe nuk duhet të ketë mëshirë për kryerësit e këtyre veprave”.
“Më 29 maj të vitit të kaluar në Kuvendin e vitit të kaluar është miratuar ndryshimi i Kodit Penal e mundëson që kriminelet e luftës të dënohen në mungesë dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë si Qeveri, por Prokuroria është koha ta jep fjalën e vet”.
Kurti dhe Osmani mëngjesin e së hënës kanë bërë homazhe edhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës./eo/