Bizneset të cilat e kanë pasur të mundur funksionimin e punës gjatë kësaj periudhe, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, u është lejuar të punojnë edhe të dielave dhe ditëve të festave zyrtare, njofton Lapi.info.
Kjo masë vlen vetëm për bizneset, të cilave me vendim të Qeverisë së Kosovës u është lejuar ushtrimi i veprimtarisë biznesore dhe vlen deri në normalizimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Me qëllim të ofrimit të kushteve më të lehta për furnizim të qytetarëve të Podujevës dhe duke pasur parasyshë se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, bazuar edhe në situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, mbështetur në autorizimet që derivojnë nga Plani i Reagimit Kombëtar, u lejohet puna biznesve në Komunën e Podujevës edhe të dielave dhe ditëve të festave zyrtare, sipas organizimit dhe orarit të tyre të punës”, ka shkruar Rudari./Llapi.info