Listat e veteranëve të UÇK-së, që u publikuan javën e kaluar për Zonën Operative të Llapit, vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në mesin e shumë luftëtarëve të Llapit, që kundërshtojnë përfshirjen e shumë emrave në këtë listë, me pretendime se lista është fryrë me emra që nuk kane qenë fare pjesë e UÇK-së.
Njëri prej atyre që duket më i zëshmi këto ditë është edhe bashkëluftëtari i Zahir Parazitit, Avni Ajeti. Ajeti për mediet vendëse ka ironizuar për listat e fryra të veteranëve duke thënë se statusin e veteranit e kanë marrë edhe ata që kanë sjell turshi për UÇK-në. Ai ka thënë se ka fakte që ka nga ata që s’kanë qenë kurrë në luftë dhe kanë marrë status veterani.
“Ka edhe nga ta që i kanë sjell edhe dy teglla turrshi edhe kanë aplikuar për status veterani. Kam fakte që ka nga ta që nuk ka qenë në luftë dhe është në listë të veteranit e pjesëmarrësit”, ka thënë Ajeti, shkruan Llapi.info.
Ajeti, ka shkruar edhe më tej, duke involvuar drejtpërdrejt ish-ministrin e FSK-së se ishte vet Agim Çeku që bëri thirrje që të gjithë të aplikojnë për status veterani. Ai ka thënë se kush i ka 3 mijë euro mund të fitojë çfarëdo statusi, duke përfshirë edhe të veteranit.
“Pas ,deklarimeve të Agim Çekut që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës kanë të drejt të aplikojnë për veteranë të luftës së UÇK-së, ne veteranët dhe invalidët se kuptuam, sepse ai ishte shumë i kjartë , sepse ai i cili aplikon dhe i ka 3.000 euro çfarë do statusi do ti jepet”, ka shkruar Ajeti në rrjetin e tij social Facebook, transmeton Llapi.info.
Por, si duket bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit nuk e ka ndërmend të ndalet, deri në zbardhjen e rastit, ai së fundi në rrjetin e tij social ka thënë se dikush ka për të shkuar në burg.
“Edhe dikush me shkue ne burg po kysmet z Agim çeku”, shkruan Ajeti në Facebook, raporton Llapi.info.
Prokurorisë së Kosovës edhe pas gjithë këtyre akuzave, si duket nuk i kanë mjaftuar për të nisur një hetim ose proces gjyqësor! Por a do të nisë a jo, mbetet të shihet ditët dhe javët në vazhdim. /Llapi.info/