Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Leposaviq, pasi që ai dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e diele, rreth orës 11:30, transmeton Telegrafi.

“Është ndaluar i dyshuar mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti me automjet kishte kaluar kufirin ilegalisht nga R. E Serbia për në R. Kosovës. Automjetit është konfiskuar përkohësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në karantinë”, njofton Policia e Kosovës.

Ndryshe, çdo qytetar që hynë në Kosovë është i detyruar të qëndrojë në karantinë për 14 ditë.