Trotuarët e rrugës kryesore në Podujevë janë të bllokuara nga taksitë, shumica e të cilëve ushtrojnë veprimtari ilegale. Ata bartin udhëtarë nga Podujeva në Prishtinë, ndonëse nuk janë të pajisur me leje të punës.

Në kushtet anonimiteti, njeri nga taksistët e ka pranuar se vazhdon ta ushtrojë këtë veprimtari në mënyrë ilegale, edhe pse ka 700 deri në 800 euro dënim nga policia.

“Shkojë në Prishtinë dhe kthehem prapë në Podujevë së paku dy herë në ditë. Punojë në mënyrë individuale se me diçka duhet me mbajt familjen”, ka thënë taksisti.

Ai ka treguar se i ka ardhur urdhër nga policia për t’a paguar borxhin e dënimeve ose do t’a gjobitin me burg, por nuk i ka marrë parasysh dhe vazhdon ende t’a ushtrojë këtë veprimtari.

“Edhe pse bllokohet rruga, nuk kena ku tjeter me punu. Ma shumë kom dënime prej policisë për kundërvajtje se nga Inspeksioni. Tregohem i kujdesshëm”, ka shtuar taksisti.

Ndërsa, një taksist tjetër, i cili është i pajisur me leje pune, thotë se lejen e ka një drejtimëshe dhe me të mund të bartë udhëtarë deri në Prishtinë.

“Mu më dënojnë vetëm nëse e ushtrojë këtë veprimtari nga Prishtina në Podujevë, pasiqë leja vlen vetëm për vijën rrugore Podujevë – Prishtinë”, ka thënë taksisti.

Ky takstit ka pohuar se është i vetmi nga taksistët që posedon lejen e punës, ndërsa tjerët veprojnë në mënyrë ilegale.

11694086_10204310046166991_1144022763_n

11716133_10204310046246993_5126697_n

Por këtë gjë e kanë demantuar zyrtarët komunal, të cilët për llapi.info kanë treguar se leja e punës vlen vetëm për territorin e Podujevës, ndërsa askush nuk mund të marr leje për të ushtruar këtë veprimtari nga Podujeva në Prishtinë.

Faik Muçiqi, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Podujevës, ka treguar kushtet të cilat duhet të plotësojë një taksist për të ushtruar këtë veprimtari brenda Komunës së Podujevës, sepse nuk ekzistojnë leje punë për Podujevë – Prishtinë.

Meriton Rrahimi, Inspektor i Transportit në Komunën e Podujevës ka treguar se dënimi për këtë veprimtari është nga 200 deri në 800 euro për ata që nuk janë të pajisur me leje të punës.

“Nëse flasim për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015 janë shqiptuar 35 dënime, të cilat janë dërguar në gjykatë, ndërsa janë konfiskuar 8 automjete. Leja mund të lëshohet vetëm për territorin e Podujevës, ndërsa taksistët që e ushtrojnë këtë veprimtari e bëjnë në mënyrë ilegale, sepse nuk ekziston një leje e tillë pune”, ka thënë Rrahimi.

Sipas tij, mungesa e Policisë paraqet vështirësi në kontrollimin e kësaj veprimtarie.

Nga ana tjetër, Antigona Çitaku, Zyrtare për Informim në Stacion Policor në Podujevë ka thënë për llapi.info se policia shqipton gjoba vetëm për kundërvajtje, ndërsa është detyre e Inspeksionit të shqiptoj dënime për veprimtari ilegale

Kjo veprimtari ilegale po i dëmton shoferët e autobusave, të cilët kanë thënë se nuk kanë lënë vend pa u ankuar, por askush nuk ka ndërmarrë asgjë.

Besim Ademi, Menagjer i Kompanisë “Metehia Tours” ka thënë se janë ankuar në komunë, ministri, inspektoriat, por kot, asgjë nuk kanë bërë. I revoltuar për këtë gjë, ai ka shtuar se vetëm te “Popi i Graçanicës” kanë mbetur pa u ankuar.

Përderisa për disa udhtarë, udhëtimi me taksi është më i shpejtë, për disa të tjerë autobusi ofron më shumë siguri.

Minire Ferati, e cila po udhëtonte me autobus, ka thënë se është më mië e më sigurt më udhëtu me autobus.

Në anën tjetër, Rifat Miftari, ka thënë se ndalja e autobusëve vend e pavend i shkakton bezdi, dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse ai shpesh udhëton me taksi ilegal./Llapi.info

11716115_10204310046406997_2056398_n

11655563_10204310048327045_2012047751_n