10 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, nga 250 mostra të testuara, raporton Llapi.info.
Tre prej tyre kanë qenë nga Komuna e Podujevës, ku sot janë testuar për COVID-19, por që të gjithë kanë dalë negativë.
“Sot kanë qenë tre qytetarë nga Podujeva, të tri rastet kanë qenë negativë”, ka deklaruar për Llapi.info Bedrie Rama, epidemiologe në QKMF-në e Podujevës.
Në një prononcim për Llapi.info, epidemiologia Rama ka deklaruar se personi (16-vjeçar) nga fshati Llapashticë e Poshtme, i cili dje është thënë se ka rezultuar pozitiv, sot pas ri-testimit ka dalë negativ.
Lexo edhe: Dy llapjanët që mbrëmë dolën pozitivë për COVID-19 dyshohet se u infektuan në QKUK
“Një rast që ja vlen të përmendet, të cilit i është përsëritur testi. Mbrëmë në orët e vona kemi marr konfirmim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se një person nga Podujeva është pozitiv me COVID-19, mirëpo familja e tij ka bërë kërkesë që t’i përsëritet testi për shkak se kanë qenë të shqetësuar se ai s’ka pasur kontakte me rastet që kanë qenë të infektuar dhe u është pranuar kërkesa, i është përsëritur testi edhe ka rezultuar negativ. Pra, tre raste negativë kanë rezultuar sot, si dhe rasti pozitiv i djeshit nga Llapashtica sot po ashtu ka dal negativ”, ka thënë tutje Rama.
Pas rasteve me koronavirus nga Podujeva, Rama ka theksuar se është duke u bërë një listë për rastet kontakte për t’u testuar.
“Nuk është bërë sot ndonjë testim të familjarëve, jemi duke hulumtuar rastet e kontakteve dhe jemi duke formuar listën”, ka thënë ajo.
Ka shkuar në 232 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë. Të martën janë regjistruar 31 raste të reja shërimi, ndërsa dhjetë raste të reja kanë dalë pozitive nga 250 testime, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kjo është dita e dytë rresht kur në Kosovë ka më shumë të shëruar se rezultate të reja pozitive me COVID-19./Llapi.info