Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka vazhduar me shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë në Kosovë, shkruan Llapi.info.
Me këtë rast, TIKA ka dhuruar 50 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Podujevës.
Këtë donacion e ka pranuar drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Zaim Thaçi, i cili i falënderoi përfaqësuesit e kësaj organizate për mbështetjen e dhënë në vazhdimësi, veçmas në këtë kohë pandemie.
“Edhe përfaqësuesit e organizatës “Tika” u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin me Komunën e Podujevës, në veçanti me Shoqatën e Bletarëve “E bukura mbretëreshë”, e cila së bashku me donatorin kanë bërë përzgjedhjen e përfituesve të pakove ushqimore”, thuhet në njoftim./Llapi.info