Lajmi i shpërndarë sot në mëngjes në disa nga disa media online, për vrasjen e një personi në Zhiti të Podujevës është demantuar nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, Florije Ahmeti nga Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Prishtinës.
Ahmeti ka thënë se nuk ka të vrarë në Zhiti të Podujevës, por është vetëm një rikonstruim i vendit të ngjarjes, të një vrasje të ndodhur në vitin 2006, në atë vend.

Rikonstruimi i vendit sipas Ahmetit po bëhet me kërkesë të Gjykatës./Lajmi.net