Një qift bashkëshortor janë arrestuar të mërkurën në Malishevë, nën dyshimin se janë rrahur mes vete.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 16:25, ku në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar edhe armë.

“Policia ka intervenuar në një rrahje që ka ndodhur midis dy bashkëshortëve, femër dhe mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47, një armë automatike Sharc dhe 21 fishekë kalibrash të ndryshëm. “, thuhet në njoftim të Policisë.

Sipas Policisë, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt