Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka prezantuar fazat lehtësuese dhe hapjen graduale të ekonomisë.

Ai ka thënë se lehtësimi i masave është paraparë të bëhet në tri faza. E para do të nisë nga data 4 maj deri më 18 maj. Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1.5 në 3 orë në dy orare para dite dhe pas dite.

Faza e dytë planifikohet nga 18 maji deri më 1 qershor, ku planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata epidemiologjike, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.

“Katër maji është dita kur do të fillojmë heqjen graduale drejt një realiteti të ri. Masat e reja do jenë në përputhje me normalitetin e ri”, tha Vitia.

Faza e parë – 4 maj deri 18 maj:

-Ndërtimtaria dhe patundshmëria

-Tregtia e automjeteve, pjesërisht

-Tregtia me pakicës, pjesërisht


-Riparimi i artikujve personal dhe i orendive

-Zyrat e konsulencës

-Faza 2- 18 maj – 2 qershor

-Tregtia me pakicë

-Dentistët dhe fizioterapeutët

-Floktarët dhe sallonet e ondulimit

-Tregu i gjelbër

-Gastronomia

-Transporti hekurudhor

-Transporti urban dhe ndërurban

-Qendrat e thirrjeve

Faza 3: 2 qershor deri në vendimin e radhës

-Transporti urban dhe ndërurban

-Taksitë

-Gastronomia

-Provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë

-Hapja e kinemave, teatrove, hapja selektive e aktiviteteve sportive

-Lirohen masat varësisht nga rekomandimet e IKSHPK-së.