Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se koronavirusin Covid-19 po merr teposhtën, derisa ka njoftuar se sot në Klinikën Infektive nuk ka qenë asnjë rast i ri me virus.

“Një javë fantastike në Kosovë. Për 6 ditë 170 të shëruar. Vetëm 60 raste të reja. Sot në klinikë, asnjë rast i ri. Koronavirusi ka marrë teposhtën”, ka shkruar në Facebook Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se “këto 2 vija shpejt do të priten (takohen) dhe numri i të shëruarve do të tejkalojë numrin e rasteve aktive (personat me COVID)”.

“Me Fat Kosovë. Vazhdojmë . . .”, përfundon infektologu Krasniqi.

Në Kosovë janë gjithsej 823 të infektuar, 336 të shëruar dhe 22 të vdekur.

Image