Foto ilustrim

Dy raste për kanosje kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Ani pse nuk janë dhënë detaje të hollësishme, në dy raste të ndara, Policia ka konfiskuar dy armë.

Sipas Policisë së Kosovës, deri te kanosje ka ardhur si rezultat i mosmarrëveshjeve.

“Podujevë 02.05.2020 – 15:02. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari kosovar e ka kanosur me armë viktimën mashkull. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë jofunksionale. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

“Podujevë 02.05.2020 – 17:00. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë (me gaz) me tetë fishek dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur PK-ja./Llapi.info