Një rrahje ka ndodhur në Podujevë, ku pesë persona kanë sulmuar dy të tjerë, raporton Llapi.info.

Si pasojë e sulmit fizik, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, pesë persona janë shoqëruar në Polici, derisa tre prej tyre janë dërguar në mbajtje.

“Podujevë 02.05.2020 – 15:52. Janë shoqëruar në stacionin policor pesë të dyshuar meshkuj kosovarë,  pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, tre  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info