Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, ka njoftuar se sot komisioni ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë parashtruar disa kërkesa për zbardhjen e rastit të vdekjes në konviktet karantinë të Prishtinës.
Reshitaj ka njoftuar se mbledhja ka nisur me dërgimin e një telegrami ngushëllimi te Familja Musliu nga Gjilani, për vdekjen e djalit të saj, Agonit.
Në këtë mbledhje, u është bërë ftesë organeve të drejtësisë që të nisin hetimet profesionale për zbardhjen e këtij rasti dhe një varg veprimesh tjera.
Njoftimi i plotë:
Komisioni i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka mbajtur mbledhjen e radhës
Hapjen e mbledhjes e nisum me ngushëllimet dhe solidarizimin ndaj vdekjes tragjike të Agon Musliut nga Gjilani.
Ishte një takim shumë produktivë prej 3 orësh, ku nga diskutimet dhe konkluzionet, parashtruam kërkesat:
- Ftesë për organet e drejtësisë që të nisin një hetim profesional dhe zbardhje të rastit për viktimën që vdiq nga qendra e karantinimit
- Të ftohen në takim në mbledhjen e ardhshme të komisionit : Drejtori SHSKUK -së, IKSH-së dhe Kordinatori i qendrës së Karantinës në qendrën e studentëve.
- Raportimi me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë për personelin mjekësor, që flitet se kanë ardhur nga Serbia dhe se veprojnë në Kosovë
- Raportimi me shkrim nga MSH për procedurat dhe mënyrën e pranimit te Testeve
- Raportimi me shkrim nga MSH për të menagjimin e qendrës së studentëve, të dhënat dhe procedurat e të ardhurve nga jashtë qysh nga pranimi e deri në lëshim.