Një person është vetë-plagosur në orët e vona të së hënës në fshatin Katunishtë të Podujevës, derisa tek sot Policia Kosovës e ka konfirmuar rastin, raporton Llapi.info.
Të dyshuarit, i kishte shkrepur arma dhe ishte plagosur në këmbë, me ç ’rast ka pranuar tretman mjekësor në QKMF-në e Podujevës dhe më pastaj edhe në QKUK.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar të cilit i kishte shkrepur arma e zjarrit dhe si pasojë ishte plagosur në këmbë. I dyshuari është dërguar në QKMF në Podujevë për tretman mjekësor, pastaj edhe në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë e cila dyshohet se ishte përdor në rast. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, ka njoftuar PK.
Rastin e ka bërë të ditur tek sot Policia e Kosovës, përkundër përpjekjeve të portalit që të marrë detaje ditë më parë. I njëjti në PK është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”./Llapi.info