Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka shprehur shqetësime lidhur me situatën ekonomike në vend të krijuar pas pandemisë koronavirus.
Përmes një shkrikmi në Facebook, ai ka kritikuar subjektet politike për moskoordinim lidhur me një pako që do t’i adresonte nevojat për t’u përballur me pasojat ekonomike.
“Nuk po mundem me e kuptu që nuk po ka hapësirë as me u taku subjektet politike per negociata për një pako të përbashkët. A duhet me ju thirr ndonjë ambasadë me ju bo bashkë? Kuptoni që këto kalkulime politike kanë pasoja në jetë njerëzish. Kfilluni!”.
Ai gjithashtu thekson se vonesat lidhur me pakon intervenuese ekonomike rrisin koston më vonë
“Pra në qoftë se në fillim kanë qenë të nevojshme 100 milionë për intervenim, sot nevojitet një shumë tepër më e madhe për të arritur efektet e njejta si 100 milionëshi në fillim. Pakoja e parë ekonomike e cila po zbatohet në mënyrë gjysmake është e pamjaftueshme në qoftë se nuk duam të shohim krizë të zgjatur ekonomike”.