Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur projektin për “Menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë” përmes subjekteve profesionale veterinare të licencuara/kontraktuara në tërë territorin e Kosovës.
Projekti përfshinë kapjen, sterilizimin/kastrimin, trajtimin, vaksinimin si dhe identifikimin e qenve endacakë. Në rastet kur veterinari vlerëson se qeni ka sëmundje apo paraqet rrezik bëhet eutanazimi.
I gjithë trajtimi, nga momenti i zënies, kryerjes se shërbimeve mjekësorë, qëndrimit në strehimore, deri te lirimi në vendin e zënies, do të bëhet në mënyrë humane duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.
Ndryshe, projekti financohet nga Qeveria e Kosovës dhe do të përfundojë në prill 2021.