Një rrahje ka ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës, ku tre persona kanë sulmuar fizikisht një tjetër, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas PK-së, një person është lënduar, kurse tre të tjerë janë arrestuar nga ky incident.
“Fsh. Obranqë, Podujevë 04.05.2020 – 23:45. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thotë Policia e Kosovës.
Ndërkaq, dëshmitarë kanë treguar për Llapi.info detaje tjera në lidhje me këtë rast. Ata kanë thënë se tre të dyshuarit që tashmë janë arrestuar janë sulmuar fillimisht nga viktima. Sipas tyre, i njëjti ua ka dëmtuar edhe skuterë të cilët i kishin pasur të parkuar përpara një shkolle./Llapi.info
Më poshtë pamjet e dërguara: