Vjedhjet po vazhdojnë të jenë dukuri mjaft shqetësuese për qytetarët e Komunës së Podujevës edhe në këtë kohë pandemie, njofton Llapi.info.

Brenda pak ditësh në këtë komunë janë regjistruar tri vjedhje të rënda. Një e tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Habib Zeka”.

Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës. Sipas raportit të PK-së, dërguar medieve, në një shtëpi persona të panjohur kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

“Rr. Habib Zeka, Podujevë, 05.05.2020 – 22:01. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona NN nga shtëpia e tij i janë vjedhur euro para të gatshme dhe  stoli ari. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thotë Policia e Kosovës.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është klasifikuar në kategorinë e incidenteve kriminale, kurse i njëjti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Duhet theksuar se po ashtu dy raste të tilla kanë ndodhur javën e kaluar në Podujevë, derisa në Llapashticë ishin vjedhur plot 40 arka me bletë./Llapi.info