Rusia njoftoi sot se kishte regjistruar një rekord tjetër prej 11 231 të infektuar nga koronavirusi i ri, ndërkohë që vdekshmëria mbetet në nivele të ulëta, me 88 të vdekur në 24 orë duke e çuar bilancin total në 1 625.
Me 177 160 raste të regjistruara, Rusia kalon Francën duke u renditur e katra në rang europian dhe e pesta në rang botëror për numrin e të infektuarve, sipas të dhënave zyrtare, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.
Për sa i përket kontaminimieve të reja ditore, Rusia renditet pas SHBA-së, e cila aktualisht regjistron mesatarisht 20 deri në 25 000 raste çdo ditë dhe pak përpara Brazilit që ka regjistruar 10 503 raste në 24 orët e fundit.