Presidenti Hashim Thaçi në 22-vjetorin e rënies së heroit Bahri Fazliu ka bërë homazhe te varri i tij në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Thaçi tha se po përkujton bashkëluftëtarin dhe njeriun më aktiv të UÇK-së.
“Sot përkujtojmë bashkëveprimtarin dhe bashkëluftëtarin heroin e kombit Bahri Fazliun që ra heroikisht në istikamet e luftës përball ushtrisë dhe policisë serbe”.
“Bahriu është një prej njerëzve më aktiv të lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës një nga ata që fuqizoi dhe forcoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me vizionin e tij politik dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij që sot të jemi të lirë të pavarur, sovran dhe nesër në NATO dhe Bashkimin Evropian”.