Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për mosrelaksim dhe qëndrim në shtëpi, pasi thotë se në Kosovë, pavarësisht se ka rënë numri i të infektuarve, vazhdon të ketë rrezik të përhapjes së koronavirusit.
IKSHPK-ja bëri thirrje pasi këto ditë, në qytete të ndryshme e edhe në kryeqytet është parë numër i madh i qytetarëve duke lëvizur.
Thirrja e IKSHPK-së:
Të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave!
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Mbani distancën fizike dhe mbani maska në vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Qytetarë të nderuar!
Ju lutemi të respektoni masat e shpallura të parandalimit nga Instituti Kombëtar dhe Ministria e Shëndetësisë!
Ruajeni shëndetin tuaj! Pakujdesia kushton me jetë!
Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj: qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!
Mbani distancë fizike për së paku 2 metra!
Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!
Ju faleminderit për mirëkuptim!