Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuse Riza Smaka, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur mbi vendimin e radhës të Gjykatës Kushtuese që pritet të jetë pas datës 29 Maj në lidhje me çështjen e mandatarit.

Smaka thekson se sipas dispozitave kushtetuese opozita nuk ka autorizim për të formuar qeverinë e re pa e patur në krye të koalicionit partinë fituese, LVV-në.

Ai tutje shprehet se pret nga kjo gjykatë që të ketë një gjykim të drejtë sipas Kushtetutës.

“Sipas dispozitave kushtetuese aplikative dhe valide në fuqi, opozita parlamentare nuk ka autorizim për të formuar qeverinë pa e pasë në krye të koalicionit subjektin politik fitues nga zgjedhjet e përgjithshme pra pa Lëvizjen Vetëvendosje. Gjykata Kushtetuese shpresoj të jetë jashtë influencave politike ditore dhe të gjykojë drejtë sipas Kushtetutës.

“Kjo Gjykatë ka beneficione të mëdha pra ka 30% paga më të larta se Gjykata Supreme kur dihet se kjo e fundit ka punë më të vështirë. Ishte dashtë që kjo Gjykatë  të krijojë një identitet dhe integritet profesional dhe të gjykojë ashtu siç thonë dispozitat në fuqi” ka thënë Smaka për Gazeta Blic.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të parë pezulloi dekretin e presidentit për të mandatuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Pas këtij vendimi Kryeministri në detyrë Albin Kurti   i dërgoi kërkesë për opinion Komisionit të Venecias në lidhje me kompetencat e presidentit të Kosovës në shpërndarjen e parlamentit dhe për propozimin e mandatarit për kryeministër të vendit.

Nga ky komision u vlerësua që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese