Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Sipas komunikatës qeveritare në takim u bisedua për situatën aktuale në Kosovë, me theks në menaxhimin e pandemisë me COVID-19.

Kurti e njoftoi Ambasadorin Abbott me rënien drastike të numrit të të infektuarve me virusin korona, dhe që numri i të shëruarve tashmë e ka tejkaluar atë të infektuarve, gjë për të cilën Ambasadori Abbott shprehu mirënjohjen e tij për punën e mirë të Qeverisë.

Ata po ashtu diskutuan edhe për efektet ekomomike negative të pandemisë dhe masat fiskale të ndërmarra nga Qeveria në zbutjen e këtyre efekteve dhe kalimin sa më të lehtë, si dhe planet për rimëkëmbjen ekonomike përmes pakos së dytë finaciare.