Foto ilustrim

Një peticion i krijuar në formë elektronike, po kërkon anulimin e testit të maturës për vitin 2020.

Iniciuesit e mbledhjes së nënshkrimeve janë vetë maturantët që provimin e konsiderojnë të panevojshëm, njofton Klan Kosova.

Ka edhe prindër që janë kundër mbajtjes së këtij provimi, të paktën në këtë kohë pandemie.

Por, drejtuesit e shkollave të mesme në kryeqytet thonë se nuk janë në dijeni për peticionin. E as që pajtohen me kërkesën e maturantëve për shuarjen e përhershme të këtij vlerësimi.