Doktori nga Podujeva, Mentor Sejdiu, i cili punon në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka folur për gjendjen e pandemisë në këtë vend, teksa ka shtuar se situata është duke u përmirësuar, njofton Llapi.info
Sejdiu, në një lidhje direkte për Ora Neës, ka theksuar piku i COVID-19 në SHBA ka kaluar para dy jave. Ai ka thënë se rastet e reja janë rënie e sipër.
“Jemi në vijën e parë si çdo mjek. Spitali i jonë ku punojmë është COVID-19. Merrem me pacientë për shërbime, duke përfshirë edhe me ata që janë me COVID-19. Piku ka ndodhur para dy jave, tash jemi në rënie e sipër, më shumë ka të larguar nga spitali se sa pranimi i të infektuarve”, ka theksuar Sejdiu.
Duke folur për gjendjen në të cilën ndodhen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sejdiu ka thënë se përgjigja e mjekësisë amerikane ndaj virusit ishte e vonuar, por përkundër kësaj, ai s’i zuri në befasi.
“Përgjigjja e mjekësisë ishte pak si e vonuar, jo që na gjeti në befasi, por spitalet nuk ishin të pajisura me respiratorë për raste emergjente. Nga ky virus mësuam se s’duhet neglizhuar ndonjë infeksion kudo që ndodh në botë”, ka deklaruar Sejdiu.
“Çdo shtet i ka specifikat e veta, e edhe Nju Jorku. Hapja që do të ndodhë e ekonomisë do të varet prej specifikave regjionale. Qyteti ka qenë më i ngarkuar, pandimia ka ndodhë në një masë më të madhe, ndërsa në zonat urbane më pak raste”, ka thënë tutje ai.
Duke folur për hapat që duhet të ndërmerren pas largimit të kufizimeve, Sejdiu ka thënë se karantina ka rezultuar në efikasitet për parandalimin e rritjes së të të infektuarve./Llapi.info