Dy persona janë arrestuar mbrëmë në fshatin Tërrnavë të Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tyre është bërë pasi që të njëjtit kanë sulmuar me kondak të armës një person.

“Fsh.Tërrnavë-Podujevë  07.05.2020, 19:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me kondak të armës viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thotë Policia e Kosovës.

Sipas raportit të PK-së, viktima ka pësuar lëndime të rënda./Llapi.info