Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar për 9 Majin-Ditën e Evropës. Ai tha se sot është dita e Evropës që synojmë, Evropës në ditët e saj më të mira dhe Evropës që sot po lufton me Covid-19, që po tregon se forca e saj qëndron në solidaritet.
“Sot, në Ditën e Evropës, shpresojmë̈ që sa më parë Bashkimi Evropian të reflektoj rreth Kosovës, vendit më proevropian, që familja evropiane padrejtësisht po ia frenon të drejtën e qytetarëve të saj për të lëvizur pa viza nëpër Evropën që duan. E ardhmja jonë është̈ Evropa dhe perspektiva evropiane”, ka shkruar Limaj në rrjetin social në Facebook.
Postimi i plotë i Limajt:
“Urime 9 Maji – Dita e Evropës!
Kjo e shtunë është Dita e Evropës, të cilën ne po e synojmë dhe e duam! Evropës në ditët e saj më të mira dhe Evropës së sotme në luftë me COVID-19, që po tregon se forca e saj qëndron në solidaritet.
Sot, në Ditën e Evropës, shpresojmë që sa më parë Bashkimi Evropian të reflektoj rreth Kosovës, vendit më proevropian, që familja evropiane padrejtësisht po ia frenon të drejtën e qytetarëve të saj për të lëvizur pa viza nëpër Evropën që duan.
E ardhmja jonë është Evropa dhe perspektiva evropiane.
Mirënjohje themeluesve të BE-së dhe gjithë atyre që u përkushtuan në zhvillimin e projektit të paqes dhe prosperitetit, që eliminoi konfliktet dhe luftërat. Urime!”, ka shkruar Limaj.