Kryeministri në detyrë Albin Kurti përmes një postimi në Instagram ka treguar se këtë të diele e ka shfrytëzuar që të furnizohet me ushqime të ndryshme.

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet”, ka shkruar Kurti.