Përhapja e koronavirusit në vendin tonë shkaktoi krizë të madhe financiare të shumica e klubeve kosovare.
Skuadrat kanë hasur në probleme të mëdha për të siguruar pagat e futbollistëve në këta dy muaj mjaftë të vështirë për të gjithë.
Klubi i Llapit ka paguar lojtarët me 50% ulje pagash për muajin mars, ndërsa ka arritur të përfitoj edhe nga dy fonde.
Fillimisht llapjanët kanë marrë nga 350 euro për secilin futbollist nga pakoja e ndihmës emergjente e FFK-së, ndërsa ditë me vonë kanë përfituar edhe nga pakoja emergjente e Qeverisë nga 170 euro për person.
Kjo ndihmë e shtetit ka ardhur për ato biznese që edhe gjatë kësaj kohe kanë paguar punëtoret.
Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar trajneri i skuadrës se Llapit, Tahir Batatina.
Ja çfarë kishte bërë Tahir Batatina në ditën e varrimit të Ibrahim …
“Klubi i Llapit është i regjistruar si Shoqëri më Përgjegjësi të Kufizuara (SH.P.K) dhe çdo herë kemi paguar të gjitha obligimet ndaj shtetit dhe si pasoj e kësaj kemi arritur të përfitojmë nga pakoja emergjente e Qeverisë nga 170 euro për person”, ka deklaruar Tahir Batatina.
350 euro nga FFK-ja dhe 170 euro nga Qeveria i bije që klubi i Llapit ka përfituar për se cilin lojtarë nga 520 euro nga të dy fondet.
Llapi është ndër klubet e pakta që ka përfituar nga të dy fondet emergjente si dhe ka paguar lojtarët më 50% ulje pagash.