Ndihmat që mblodhën dje pas namazit të xhumas, xhemati i Xhamisë së Vjetër në Podujevë arrijnë vlerën në 5.000 euro. Një gjë të tillë për llapi.info e ka bërë të ditur imami i kësaj xhamie, Imri Llugaliu.

“Elhamdulilah që xhemati sot iu përgjigj shumë pozitivisht kërkesës tonë dhe vërtet janë mbledhur afër 5.000 euro gjëra ushqimore, të cilat shpresojm t’i shpërndajm nëpër familjet skamnore të komunës sonë”, ka thënë Llugaliu për llapi.info

Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë shpërndarë 40 pako me gjëra ushqimore për familjet në nevojë. Ndërsa, pjesa tjetër do të shpërndahet nga dita e diel, sepse siç ka thënë ai, xhemati ka vazhduar të sjell ndihma në xhami deri në orët e vona të së premtës.

11412298_406205082896265_4577566794908550037_n
Ky aktivitet i ndërmarrë nga hoxh Imri Llugaliu dhe xhemati i tij do të vazhdoj deri në festën e bajramit. Por,
ka gjasa që ky aktivitet të vazhdoj edhe pas muajit të shenjtë të ramazanit.

Llugaliu ka lutur Zotin që t’i shpërblejë të gjithë ata që po na bashkangjiten në këtë aktivitet humanitar./llapi.info

11059607_406205339562906_3618381673553350829_n

10314568_406205266229580_4404970592201323381_n

10534587_406205299562910_5274368821569640750_n