Vjedhjet e rënda kanë nisur të shpeshtohen javët e fundit në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Një tjetër vjedhje e tillë ka ndodhur të shtunën mbrëma në këtë Komunë. Rastin e ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë vjedhur në një shtëpi stoli ari dhe para të gatshme.
“Podujevë 09.05.2020 – 19:00-22:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga të dyshuar të panjohur, kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij dhe prej aty kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme”, thotë Policia.
Tutje PK ka shtuar se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është klasifikuar në kategorinë e incidenteve kriminale, kurse i njëjti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
Duhet theksuar se po ashtu tri vjedhje të rënda kanë ndodhur javët e fundit në Podujevë.
Ndërkaq, përgjatë vitit 2019, në qytetin e Podujevës kishin ndodhur 361 raste të raportuara për vjedhje. Prej tyre, 199 kanë qenë të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona./Llapi.info