Është arrestuar një femër rreth moshës 40-vjeçare me nënshtetësi kroate, pasi është zënë në flagrancë duke kontrabanduar një femër me një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 minuta në pikën kufitare në Merdarë.

Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur një burim i portalit.

Rasti është inicuar nga policia kufitare e Podujevës, ndërsa, tani ka kalur në departamentin e policisë kufitare në Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit femra është ndaluar në polici, derisa, emigrantët janë liruar për në shtëpi./llapi.info