Foto Ilustrim

Numri i rasteve të vjedhjeve në Podujevë është duke u rritur, në këtë kohë kur i gjithë fokusi po vazhdon të jetë lufta ndaj pandemisë, raporton Llapi.info.

Për pak ditë, në këtë qytet janë raportuar katër raste të vjedhjeve të rënda. Një vjedhje e tillë ka ndodhur mbrëmë në këtë anë, pak para orës 20:00.

Të njëjtin e ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës, gjersa është njoftuar se në një shtëpi janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

“Podujevë 14.05.2020 – 19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thotë Policia e Kosovës.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është klasifikuar në kategorinë e incidenteve kriminale, kurse i njëjti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”./Llapi.info