Pas tre muajsh mbyllje shkaku i coronavirusit, Italia ka bërë të ditur se si pjesë e lehtësimit të masave, më tre qershor do t’i aktivizojë aeroportet, ndërsa do ta heqë karantinën e detyrueshme prej 14 ditësh.
Masa do të zbatohet për shtete anëtare në Zonën Shengen, ndërsa vjen në kohën kur qeveria italiane njoftoi planet për të hequr disa kufizime të udhëtimit për banorët vendas, transmeton Telegrafi.
Kryeministri Giuseppe Conte zbatoi një mbyllje në muajin mars që ta ndalonte pandeminë, që e dëmtoi rëndë ekonominë, ndërsa vrau deri më tani 31.500 njerëz.
Deri më tani, kryeministri italian ka refuzuar këshillat e zyrtarëve të disa shteteve që t’i largojë masat, në mënyrë që t’i largojë ato gradualisht, megjithëse rrezikon një valë të dytë infeksionesh.
Nga e njëjta datë, rajoneve do t’ju lejohet të rihapin të gjithë sektorët e ekonomisë, nëse ofrojnë masa të rrepta sigurie dhe respektohen masat për distancimin shoqëror.
Kjo nënkupton se do të hapen edhe restorantet, derisa klientët mbajnë distancë prej një metër, derisa punonjësit mbajnë doreza dhe maska.
Raportohet se nga dita e hënë, do të hapen të gjitha lokalet, derisa aktivizimi i aeroporteve është bërë pas dy qershori, ku festohet Dita e Republikës, që të parandalohen grumbullimet e mëdha të njerëzve.