Një tjetër rast dhunë në familje është regjistruar në Podujevë, njofton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Podujevë 14.05.2020 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën f/kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur PK./Llapi.info