Foto ilustrim

Dy raste për zjarrvënie janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në njërin prej tyre, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zjarri ka arritur afër shtëpive të banueshme, duke shkaktuar edhe dëme.

Më tej, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastet janë duke u hetuar.

“Podujevë 15.05.2020-12:20. Ankuesi mashkull kosovar raporton se zjarri i kishte ardhur nga pylli afër shtëpisë me ç’rast i kishte shkaktuar dëme. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të policisë dhe është njoftuar eksperti i zjarreve. Me urdhër të prokurorit rasti iniciohet si me lartë dhe vazhdon nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

“Podujevë 15.05.2020-15:40. Dëshmitari mashkull kosovar raporton se zjarri i kishte ardhur nga arat me ç’rast i kishte shkaktuar dëme. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të policisë dhe është njoftuar eksperti i zjarreve. Me urdhër të prokurorit rasti iniciohet si me lartë dhe vazhdon nën hetime”, thuhet tutje./Llapi.info