Gjykata e Prishtinës, dega në Podujevë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për për t’i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit M.R., i cili dyshohet se ka ushtuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në sy të fëmijëve, njofton Llapi.info.
Sipas komunikatës, Gjykata e Prishtinës – dega në Podujevë të pandehurit M.R., i caktoi masën e paraburgimit për veprën penale dhunë në familje ne kohëzgjatje prej 20 ditësh.
Gjykata ka gjetur se masa e paraburgimit është adekuate për zhvillimin e papengueshëm të procedurës në këtë çështje penale.
Po ashtu, gjykata ka gjetur se nëse i pandehuri gjendet në liri ekziston rreziku i përsëritjes se veprës penale ndaj të dëmtuarës, pasi që vepra penale ndaj saj është kryer në ambient familjar para fëmijëve dhe anëtarëve tjerë të familjes.
Sipas komunikatës, i pandehuri është udhëzuar me të drejtën e paraqitjes së ankesës ndaj vendimit mbi paraburgim në Gjykatën e Apelit./Llapi.info