Një person është plagosur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Viktima është duke marrë trajtim mjekësor pas plagëve të marra. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Më 23.05.2020 në orën 16:16 kemi pranuar një informatë se një person është i plagosur në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe janë duke zhvilluar hetime për rastin. Një person është dërguar për trajtim mjekësor dhe për gjendjen e tij mund të iu referoheni autoriteteve shëndetësore”, ka konfirmuar Hoxha.
Ende nuk dihen motivet e këtij rasti, që çuan në plagosjen e një personi./Llapi.info