Ushqim bagëtish dhe çatija e një pleme janë djegur sot në fshatin Revuq të Podujevës. Lajmin për portalin llapi.info e ka bërë të ditur Shërbimi i Zjarrëfikësve në Komunën e Podujevës.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur në orën 13:05 minuta. Të lënduar në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale.

Shërbimi i Zjarrëfikësve në Komunën e Podujevës ka reaguar me kohë dhe ka arritur ta shuaj zjarrin.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen./llapi.info

11717163_1041198105914477_976115505_n