Mulla Idriz Mehmeti, imam në xhamin e fshatit Lluzhan të Podujevës, kishte bërë një dëmë padashje, duke e dëmtuar veturën e një qytetari nga Podujeva. Mehmeti për një gjë të tillë kishte shkruar një letër, të cilën e kishte lënë në veturën e dëmtuesit, e ky gjest e kishte habitur këtë të fundit.

Valdet Hoti, qytetar nga Podujeva, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka treguar atë që i kishte ndodhur, për çka kishte mbetur i befasuar.

“Edhe kjo ngjarje me ndodhi…Një ditë në qytetin e Podujevës, isha në orar të punës. Pasi erdhi koha e pauzës, me një shok dolëm për të pire kafe. Nga puna deri në qytet erdhëm me veturë, dhe e parkova në një parking publik. Pasi përfundoi pauza, ne u nisem drejt veturës. Aty pash një letër, vendosur në xhamin e përparmë. Në fillim mendova thjesht ndonjë fëmijë…, po kur e lexova, u mahnita. U mahnita ngase bëhej fjalë për një dëmë që më ishte shkaktuar në pjesën e prapme të veturës sime nga një veturë tjetër. Në fillim, u ndjeva çuditshëm, jo pse kishte ndodh ai dëm, por se ende ka njerëz me ndërgjegje të pastër. Kur e lexova letrën e kuptova kush ishte ai person. Bëhej fjalë për një Hoxhë, të cilin nuk e kam njohur asnjëherë, për të cilin nuk kam dëgjuar asnjëherë. Hoxha në fjalë ishte, i nderuari Mulla Idriz Mehmeti, i cili tregoi bujarinë dhe ndërgjegjen e tij të pastër”, ka shkruar Hoti.

Hoti në postimin e tij në facebook kishte cituar edhe përmbajtjen e letrës që Mulla Idriz Mehmeti i kishte lënë në dritaren e veturës së tij.

“Po citoj: I dashtun vella, me pa mundësi me të gjet se kush je, po të njoftoj se të kam bërë një dëm duke kaluar me veturën time. Për përgjegje po e la këtë letër me numrin tim personal, 044 16…….. Askush prej njerëzve nuk me pa por me pa Krijuesi i njerëzimit. Hoxha Idriz Mehmeti”, ka shkruar hoxha në letrën e lënë Valdet Hotit./llapi.info