Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës, mësohet se policia e ka gjetur veturën e cila kishte goditur dy persona të moshur në magjistralen Prishtinë – Merdarë, me ç’rast një person i moshës 70-vjeçare kishte gjetur vdekjen e menjëhershme, derisa tjetri gjendet në QKUK.

Sipas policisë, vetura është e tipit “Skoda Octavia”.

Llapi.info kishte raportuar se makina pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, duke lënë tabelën e veturës në vendin e ngjarjes.

Mësohet se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion./llapi.info