Në Kosovë numri i personave që janë infektuar me Covid-19 ka arritur në 1038.
Nga këta pacientë 791 janë shëruar si dhe 30 për fat të keq kanë ndërruar jetë.
Mirëpo, në numrin e personave të prekur nga Covid 19 ka edhe pacientë që kanë smundje tjera shoqëruese. Në mesin e tyre edhe pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet malinje.
Dy kosovarë që vuajnë nga kanceri janë prekur me Covid 19. Të njëjtit e kanë kaluar Covid-19 si një grip të zakonshëm.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të këtyre dy personave.
“Ne për këto 10 javë të pandemisë i kemi kry diku mbi 40 mijë shërbime. Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi punuar. Deri tahs ne kemi pas raste të personave që kanë pasur kancer e që janë prekur nga Covid-19. Njëri rast ka qenë tek një person me kancer të mushkërive e tjetri rast tek një pacient që ka pasur kancer të prostatës. Që të dy në stadin e 4 të sëmundjes. Të dy këta janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe e kanë kalu këtë virus si një grip të zakonshëm”, tha Kurtishi për Express.