Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se disa deputetë kanë shfaqur tendencë ta mashtrojnë publikun se ajo s’e ka përmendur në fjalimin e saj luftën e UÇK-së.
“Jo vetëm në këtë seancë, por edhe në çdo seancë tjetër solemne, kam kujtuar e lartësuar kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Komandatit legjendar të saj, Adem Jasharit e të gjithë familjes Jashari, si dhe kontributin e të gjithë heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithëve që luftuan e sakrifikuan që sot të jemi të lirë”, është shprehur Osmani.
“Tendenca e disa deputetëve që të mashtrojnë publikun është, thënë më së buti, e padinjitetshme. Më poshtë, mund të ndiqni një insert të shkurtë nga fjalimi im i sotëm, që e dëshmon të vërtetën”.