Në 15-vjetorin e partisë dhe në 21-vjetorin e Ditës së Çlirimit, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubim në sheshin kryesor të Prishtinës, njofton Llapi.info.

Në mënyrë të organizuar edhe përkrahësit e kësaj partie në Podujevë tashmë kanë marrë rrugën për në kryeqytet. Autobusë të mbushur me qytetarë janë nisur nga Stacioni në Podujevë.

Tubimi i VV-së do të fillojë nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu”, ku pritet të mbajë fjalim edhe kryetari I kësaj partie, Albin Kurti./Llapi.info