Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para turmës së mbledhur të mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë që Qeveria Kurti tregoi jo vetëm punë por edhe guxim.
Vitia tha se Vetëvendosjen, tashmë e presin sfida edhe më të rënda.
“Në këto muaj u pamë e dëgjuam shumë shpesh por nga distanca. Sot jemi këtu më afër njëri – tjetrin, e me sytë tek njëri tjetri. Në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje; çdo ditë në organizimin politik është një ditë e kapërcimit të vetvetes”.
Vitia ka përmendur edhe periudhën gjatë pandemisë, ku sipas tij u panë se sa të rëndësishëm ishin njerëzit vullnetmirë.
“Gjatë këtyre muajve, e kemi parë se sa është i rëndësisshëm është vullnet i mirë i njerëzve të mirë. Betejën me pandeminë do ta kishim të pamundur pa mjekët infermierët, të cilët kanë rrezikuar veten për të na shërbyer neve. Shpirti i aktivistit është shpirti i kontributit për tjetritn. Ne në 15 vite u takuam shumë, ashtu që gjurmët e këtij takimi ta kishin emrin Vetëvendosje”.
“I duam të vendosurit. Të vendosurit e vullnetit, ata që vullnetshëm të parët shtrijnë dorën. I duam vullnetarët, sepse ata nuk i duan falënderimet, ata motor të lëvizjes kanë ndihmën që japin”, ka thënë Vitia.