Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Llukman Halili.

AGK thotë se Halili pati karrierë shumëvjeçare në gazetarinë politike

“Halili pati një karrierë shumëvjeçare në gazetarinë politike, si dhe ka qenë korrespodenti i parë i Radio Televizionit të Prishtinës nga Palestina. Ai ka dhënë kontribut në fushën e gazetarisë dhe informimit për ngjarjet që kanë ndodhur në vend. I ndjeri para luftës ka punuar si gazetar në Radio Zagreb, në gazetën “Bota Sot”, ndërsa së fundi ishte profesor në Universitetin e Varshavës”, thuhet në njoftim.