Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka shprehur bindjen e tij se në zgjedhjet lokale bindshëm do të fitojnë Llapin.
Sipas tij, në Podujevë ka interesim të lartë për të nënshkruar peticionin i cili është mjet në dispozicion të qytetarëve për të deklaruar vullnetin e tyre politik, të nëpërkembur nga partitë humbëse e institucionet e kapura të shtetit.
“Bashkë me Glaukun dhe Taulantin sot vizituam aktivistët e e qendrës dhe pikën e nënshkrimit të peticionit në Podujevë. Interesim i lartë i qytetarëve për ta nënshkruar peticionin i cili është mjet në dispozicion të qytetarëve për të deklaruar vullnetin e tyre politik, të nëpërkembur nga partitë humbëse e institucionet e kapura të shtetit. Së bashku me neve ishte edhe kryetari i ardhshem i Besianës- Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi përkrahja për të cilin po zgjerohet gjithandej Llapit. Do të fitojmë në Llap, e do të fitojmë bindshëm, më shumë se i PLAN’i bashkë, në nivel të Republikes për ta rrënjosur ndryshimin e madh që populli ynë e pret e kërkon tash e më shumë se një dekadë. Lëvizja është infrastruktura që e mundëson çkapjen e shtetit dhe ja sjellë popullit të drejtat e tij të mohuara nga klane oligarkike të partive të vjetra të cilat janë bashkë tash e shumë kohë, për ta ruajtur plaçken e vjedhur. Ata i ka bërë bashkë hajnia, ndërsa neve na ka bërë bashkë me popullin ideali për çlirim nga vjedhja e abuzimi. Prandaj sot, jemi më shumë se ata të gjithë së bashku”, ka shkruar ai./Llapi.info