Dy kadetë nga Kosova, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “West Point”, në New York.
Ambasada e Kosovës në SHBA ka bërë të ditur se këta janë kadetët e parë nga Kosova që diplomojnë në institucionin, që konsiderohet më prestigjiozi për shkollimin ushtarak në botë.
Në ceremoninë e diplomimit të tyre i pranishëm ishte presidenti amerikan, Donald Trump.
Dy kadetët kishin filluar studimet në këtë akademi në vitin shkollor 2016/2017.